Futboll Seria A Sport

MILAN-JUVENTUS/ “Kuqezinjtë” marrin goditjen e rëndë, dy lojtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19. Ja emrat…

Milani merr një goditje të madhe ditën e supersfidës kundër Juventusit, pasi Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë dalë të dy pozitivë me koronavirus. Kjo përplasje e shumëpritur e Serie A tashmë është mbështjellë me telashe, pasi bardhezinjtë konfirmuan dje se të dy, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Më pas u raportua nga “Corriere di Torino” se autoritetet lokale shëndetësore, nëse do të gjendeshin raste të tjera pozitive dhe kishte prova të një shpërthimi të pakontrolluar brenda ekipit bardhezi, do ta bllokonin udhëtimin e Juventusit për në Milano. Në fakt, tamponët e radhës nuk kanë konfirmuar të infektuar të tjerë në kampin e kampionëve të Italisë, ndaj ata do të jenë sonte në “San Siro”.

Milan-Juventus, Rebic e Krunic positivi al coronavirus: il comunicato

Ndërkohë, Milani ka konfirmuar në faqen e vet zyrtare se Rebić dhe Krunić rezultuan pozitivë, pas tamponit të kryer dje. Lojtarët janë asimptomatikë dhe kanë nisur izolimin në shtëpi. Sot i janë nënshtruar një tamponi të dytë kontrolli. Autoritetet shëndetësore u informuan menjëherë.

Related posts

Valverde për Coutinho: S’më pëlqen të flas për këtë, por mund të ndodhë shumë shpejt

Q.Autor

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Shaqiri uron në shqip me trofeun e Championsit (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tjetër largim tek Partizani, mbyll aventurën me “Demat” mbrojtësi 22-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment