Futboll Premier League Sport

NUK PO AKTIVIZOHET NË POZICIONIN E TIJ/ Ylli i Chelsea-t i mërzitur me trajnerin Lampard, mendon lëvizjen drejt Italisë

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, nuk po ka sukses në krye të ekipit londinez. Numri një i stolit nuk po arrin t’i marrë më të mirën Wernerit dhe Havertzit që u blenë në merkaton e verës.

Dy yjet e merkatos nuk janë aty ku duhet, pa harruar dëmtimet e shpeshta të Hakim Ziyech. Lampard është vendosur nën kritika se nuk po aktivizon futbollistët në pozicionet e tyre dhe një prej tyre është dhe N’Golo Kante.

Mesfushori francez nuk po luan në pozicionin e tij natyral dhe nuk është i kënaqur me situatën. Interi e kërkon me ngulm në verë dhe po bën maksimumin për ta rrëmbyer. Kante nga krahu tjetër po e mendon seriozisht largimin nga blutë e Londrës.

Related posts

“MENDOJ PËR “EURO 2020″/ Sulmuesi Hauge i bën presion Milanit: Nuk dua të qëndroj vetëm për stërvitjet

Delo.autor

SKANDALI I MADH/ Pastrimi i futbollit, si dështoi Gianni Infantino (DETAJE)

Isa.Autor

NËNA SHQIPTARE DHE BABAI SERB/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

Delo.autor

Leave a Comment