MMA Sport

MASAT KUNDËR COVID-19/ UFC hap dyert për fansat, numër i limituar për duelin McGregor-Poirier

Një numër i limituar fansash do të lejohet të ndjekin eventin UFC-257, që do të zhvillohet më 23 janar në “Fight Island” të Abu Dhabi. Në këtë event do të zhvillohet dueli mes irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Dustin Poirier për peshën e lehtë.

Sipas organizatorëve, në stadium do të krijohet një “safe zone” (zonë e sigurtë), ku do të qëndrojnë një numër i limituar njerëzish, që do të ndjekin të gjitha eventet që do të zhvillohen ato 10 ditët në vijim. Të gjithë do të zbatojnë protokollin e sigurisë.

Ky është eventi i parë pas shumë muajsh që UFC-ja lejon fansat. Të gjitha eventet e arteve marciale mikse, nga marsi deri më sot, janë zhvilluar pa tifozë.

Related posts

RONALDO TELEFONON ROONEY/ Më mungon, ndoshta luajmë sërish bashkë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern përgatitet për lamtumirën e yllit, gjen zëvendësuesin tek rivalët

Delo.autor

Goli më i bukur i Botërorit, FIFA hap sondazhin në faqen zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment