Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË KURBIN/ Arbitri kryesor dhunohet pas ndeshjes Laçi-Kukësi

Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Related posts

PSG rikthehet për ëndrrën e madhe: Cristiano Ronaldon

Q.Autor

E PAPRITUR/ Iu mohua “Topi i Artë”: CR7 do të marrë TROFEUN para Juve-Inter

Isa.Autor

PAS ZYRTARIMIT ME YLLIN FRANCEZ/ Barcelona merr këtë vendim për Griezmann

Delo.autor

Leave a Comment