Futboll Kombëtarja Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Rroca nuk di të ndalet, mesfushori merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm

Eduart Rroca nuk di të ndalet, teksa vazhdon të shkëlqejë në Turqi, atje ku aktivizohet me skuadrën e Ligës së Parë, Istanbulspor.

Nuk mund të zhgënjente as në mesjavë, teksa shkëlqeu duke dhënë dy asiste për skuadrën e tij, në fitoren 5-0 ndaj Balikersirspor. Për këtë arsye, ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit ka marrë një tjetër vlerësim në Turqi.

Ai është zgjedhur në formacionin e javës, përkrahë lojtarëve të tjerë që gjithashtu shkëlqyen në fushë. Kujtojmë se përveç asistove, Rroca këtë sezon ka shënuar edhe 6 gola.

Related posts

Shqipëri-Norvegji,/ Nordikët kalon në avantazh

Sadik.Autor

ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve

Delo.autor

PAMJET/ Messi ndryshe nga herët e tjera, argjentinasi e “djeg” në festë

F.autor

Leave a Comment