Futboll Seria A Sport

VJEN LARGIMI I PARË NGA MILAN/ Lojtari “Kuqezi” pranë transferimit tek klubi i Erdoganit, ja emri…

Milan po punon për largimet dhe është shumë pranë largimit të menjëhershëm të mbrojtësit brazilian, Leo Duarte.

Sipas asaj që zbulon “CalcioMercato.com”, dy drejtuesit kuqezinj, Paolo Maldini dhe Frederik Masara janë pranë shitjes së Leo Duartes tek klubi në pronësi të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Istanbul Bashakshehir me formulën e huazimit të thjeshtë 6-mujore deri në qershor.

Ish-lojtari i Flamengos kishte kërkesa dhe nga klubet e Brazilit, por në orët e fundit po punohet që të transferohet në Turqi.

Leo Duarte me Milanin ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe përfiton një milionë euro neto në sezon.

Ai do të zbarkojë në Stamboll në 24-48 orët e ardhshme për të kompletuar transferimin.

Related posts

KLUBI NUK E DO, TRAJNERI I DEL NË KRAH TË YLLIT/ Wenger: Është një talent, i duhet gjetur një vend patjetër

Delo.autor

TRONDITJE PËR FRANCËN/ Benzema humbet Botërorin e Katarit!

F.autor

SHTYU ARBITRIN DY HERË ME DUAR/ Lojtari i skuadrës së njohur rrezikon të mos luajë futboll për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment