Futboll

Zbulohet ekrani, ja kush do e transmetojë në Shqipëri Kupën e Botës ‘Rusi 2018’

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar të drejtën ekskluzive për transmetimin e eventi më të rëndësishëm të futbollit botëror që këtë vit do zhvillohet në Rusi. “Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka të drejtën për transmetimin e “Lojërat Olimpike Dimërore Peyong Chang 2018” dhe “Kampionati Botëror i futbollit, FIFA World Cup Rusi 2018””, thuhet në njoftimin e AMA-s.”

Gjithashtu AMA bën me dije se do të monitorojë vazhdimisht të gjitha transmetimet audiovizive dhe, në rast të mosrespektimit të parashikimeve përkatëse për të drejtat e transmetimit të këtyre eventeve, do të procedojë sipas të gjitha përcaktimeve ligjore dhe atyre nënligjore në fuqi.

Kujtojmë që Botërori pritet të startojë më 14 qershor dhe do përfundojë në finalen e madhe të 15 korrikut.

Related posts

HABIT LOJTARI I REAL/ “Dua rrogën më të lartë se ai, një euro më shumë”

Isa.Autor

Napoli në “telashe” për Hysaj/ Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga klubi spanjoll

Sadik.Autor

Juve e Bayerni e duan gjithashtu Richarlisonin

Sadik.Autor

Leave a Comment