Futboll Kategoria Superiore Sport

“E PAMUNDUR TË VIJË TEK NE”/ Partizanit i lehtësohet gara për Ferhan Hasanin

Partizani ka një rival më pak për të arritur te firma e Ferhan Hasanit. Në media qarkulloi një foto e Bubas me drejtues të ekipit të Dritës, por drejtori i klubit, Valon Zymberi ka konfirmuar se nuk është i mundur transferimi.
“Ferhan Hasani? Transferimi i tij te Drita është thuajse i pamundur të ndodhë. Tjetër është dëshira, e tjetër mundësia. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe natyrisht se do të ishte nder për Dritën sikur ta transferonte, por është e pamundur.

“Si një lojtar i madh ai ka shumë mundësi tjera më të mëdha, nga shtetet tjera të zhvilluara, nga klubet e huaja që janë në tjetër nivel financiar”, u shpreh Zymberi për gazetën “Express”.

Related posts

Miqësorja Shqipëri-Ukrainë, kërkesë e çuditshme nga Shevchenko

Sadik.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e legjendës së NBA: Sikur të kthehesha në atë mëngjes 26 janari…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Tottenham – Arsenal

Q.Autor

Leave a Comment