Futboll Seria A Sport

“FALENDEROJ ZOTIN QË JAM KËTU”/ Bomberi Lukaku shpallet më i miri, mposht yllin e City-t dhe atë të Real-it

Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, është votuar si futbollisti më i mirë belg që luan jashtë vendit.

Lajmin e ka dhënë HLN Sport dhe vetë lojtari në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Belgjikës e ka fituar garën duke mposhtur dy yje të tjerë si Kevin de Bruyne dhe Thibaut Courtois.

Mes 10 të parëve kanë qenë edhe lojtarë të tjerë të Serisë A. Dries Mertens i Napoli-t ka dalë i katërti, ndërsa Alexis Saelemaekers i Milan-it ka dalë i shtati.

“Dua të falënderoj Zotin që jam këtu. Falënderoj shokët e skuadrës tek Inter-i dhe kombëtarja. Djema, më ndihmoni gjithmonë! Falënderoj stafin teknik e të dy ekipeve që më kanë ndihmuar të përmirësohem”, ka thënë Lukaku në Twitter.

Romelu ka fituar me 363 pikë në total kundër 330  të De Bruyne dhe 99 të Cortois.

Related posts

MBYLLET JAVA E 7 NË SUPERIORE/ Kampionat i “çmendur”, 4 ekipe kryesojnë Superioren. Ja renditja

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Izrael-Shqipëri: FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për TIFOZËT

Isa.Autor

Monaco në ndjekje të talenteve, peshkon te Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment