Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Agresive dhe e zezë, piloti Alonso ka gati makinën për rikthimin e tij në pistë

Makina franceze Renault, që këtë sezon të Formula 1 do të quhet Alpine, ka bërë prezantimin e saj në rrjetet sociale. Kjo makinë do të pilotohet nga spanjolli Fernando Alonso dhe Esteban Ocon.

Makina A521 është tërësisht e zezë dhe në disa vende të saj janë ngjyrat e flamurit francez. Një njëvendëshe disi agresive në pamjen e parë, që synon të jetë kompetitive në pistë.

“Ne duam t’i japim një identitet të fortë markës tonë në Formula 1. Kjo nuk do të jetë makina përfundimtare, por shpresojmë që deri në mars të kemi një njëvendëshe të fortë, të shpejtë dhe konkurruese”, tha Antony Villain, drejtori i Alpine.

Related posts

BESON TEK SUPERFUQIA E SKUADRËS GJERMANE/ Ish-presidenti: Bayernin e vërtetë e shihni në Champions

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, shqiptari nga Tropoja në listën e Kosovës

Delo.autor

PARAQITJET FANTASTIKE/ Chelsea rrit çmimin e kartonit të Brojës. “Blutë e Londrës” kërkojnë shifrën e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment