Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rezulton pozitiv me koronavirus, hyn në karantinë

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, ka dalë sot pozitiv me Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë Leclerc në rrjetet sociale, duke sqaruar se ka qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv.

Leclerc aktualisht ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Montekarlo. “Ndihem mirë. Kam vetëm disa simptoma të lehta”, tha monogasku.

“I jam nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kam zbatuar protokollin e skuadrës. Për fat të keq zbulova se kam qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv. U auto-izolova, kontaktova me miqtë më të ngushtë, ndërsa tamponi që bëra tregoi se isha pozitiv”, tha Leclerc.

Related posts

E MASAKROI në RING/ KHABIBI injoron McGregor në Turqi: MOS FOL, se…(FOTO)

Isa.Autor

Lilaj nuk fal nga 11 metra larg, kalon në avantazh Skënderbeun

Sadik.Autor

Inter dhe Fiorentina nisin kontaktet për shkëmbimin e dy mesfushorëve italian

Sadik.Autor

Leave a Comment