Futboll Seria A Sport

I FUNDIT QË I DHA PENALLTI BARDHEZINJVE NË “SAN SIRO”/ Ja kush vendos drejtësi në Inter-Juve

Ai ishte kryesori i JuventusAtalanta 1-1, por edhe i Atalanta-Inter që përfundoi gjithashtu 1-1. Derbi i Italisë do të gjykohet nga Daniele Doveri, “bilbili” i seksionit të Romës, i cili i ka drejtuar një herë sivjet kampionët në fuqi të Italisë. Gjithsesi, në kurrikulumin e tij ekziston tashmë një ndeshje mes Interit dhe Juves, pikërisht në “San Siro”.

Bëhet fjalë për sezonin 2014-2015, 1-2 për bardhezinjtë, por në të njëjtën kohë është edhe arbitri i fundit që ka akorduar në favor të “Zonjës së Vjetër” penalltinë e fundit në shtëpinë e Interit. Dhe pas këtij episodi, zero 11-metërsha për Juventusin. Bilanci total për Doverin me torinezët flet për 13 ndeshje, në të cilat kanë pësuar vetëm një humbje (SPALJuve 2-1), në sezonin 2018- 2019, ndërsa fitoret janë 9 dhe barazimet 3.

Ndërkohë me Interin precedentët janë 18 dhe në baraspeshë totale: 6 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje. Gjyqtari Daniele Doveri në karrierën e tij numëron 170 ndeshje në Serinë A, në 12 sezone me radhë në elitën e futbollit italian. Ndër to, skuadrat vendase nën gjykimin e 43- vjeçarit kanë fituar 73 herë, barazimet kanë qenë 49, ndërsa skuadrat udhëtuese kanë festuar 48 herë përpara syve të tij. Gjithsesi, mbrëmjen e nesërme (të dielën) do të jetë një tjetër kapitull i ri për t’u shkruar në karrierën e Doverit.

Related posts

“ËNDRRA” QË REALIZOHEN/ Kur Kutrone kërkonte foto me Higuain 4 vjet më parë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona nis operacionin “fshesa”, ja lista e tre të padëshiruarve…

Delo.autor

RRËFEHET “PERANDORI”/ ALKOOL, FEMRA dhe… sekreti që ka mbajtur INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment