Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BALAJ “NDEZ MOTORRËT” PËR FAZËN E DYTË/ Sulmuesi “kuqezi” protagonist në Austri së bashku me talentin e Kosovës

Sulmuesi i Shqipërisë Bekim Balaj po synon që të jetë në formën më të mirë me rinisjen e sezonit të kampionatit austriak. Futbollisti i Sturm Grazit shënoi sot në testin miqësor kundër ekipit të ligës së dytë austriake Kapfenberg. Sfida përfundoi 3-0 dhe Balaj shënoi golin e dytë.

Por, bashkë me të ishte protagonist dhe sulmuesi i të rinjve të Kosovës Dardan Shabanhaxhaj, i cili realizoi golin e tretë.

Balaj dhe skuadra e tij duan të shkurorëzojnë kampionët në fuqi të Salzburgut dhe pjesa e mbetur e sezonit do të tregojë se kush është kampioni i vërtetë në fushë. Futbollisti shkodran ka realizuar këtë sezon në Austri 7 gola në 15 ndeshje.

Related posts

Trajneri portugez: FIFA duhet ta pezullojë Messi-n për një arsye shumë të thjeshtë

Q.Autor

PREMTIMI I MADH/ Emery i vë syrin një trofeu PRESTIGJOZ: E di se si fitohet…

Isa.Autor

“NDOSHTA NESËR NUK FITOJ POR DO TË TË VRAS”! Sulmuesi Rebic rrëfen prapaskenën me Thiago Alcantara

Delo.autor

Leave a Comment