Futboll Seria A Sport

HUMBJA E ROMËS NË DERBI/ Ibanez i shokuar pas dy gafave, ofendohet rëndë nga familja në rrjetet sociale

Roger Ibanez ishte protagonisti negativ i derbit të luajtur të premten e kaluar. Dy gabimet në derbi ishin fatale për Romën. Shumë kritika, të pashmangshme, për performancën e brazilianit, i cili kishte bërë paraqitje të rëndësishme deri në ndeshjen kundër Lazio. Gjithashtu, shumë fyerje të turpshme mbërritën në rrjetet sociale, nën postimin që promovoi profilin e tij.

Disa ditë para ndeshjes kundër Lazio, Ibanez festoi rrumbullakimin e 100 mijë ndjekësve ndaj kishte vendosur të dhuronte një fanellë. Atë që do të vishte në derbi. Padyshim, pas derbit erdhën shumë komente ngacmimesh nga Lazio: “Roger do të më dhurosh fanellën?”, “Tani duhet të fshish postimin, pas gabimeve”, “Ibanez, me zemër bardhekaltër”. Shumë të tjerë përdorën fyerjet, sidomos “tifozët” e Romës, që nuk i kapërdinë dot dy gabimet e tij, të cilat i kushtuan shtrenjtë skuadrës verdhekuqe.

Shumë ofendime, madje edhe për familjen dhe për vajzën e tij të lindur një muaj më parë, por edhe shumë mesazhe mbështetjeje nga fansat, që kanë dënuar këto mesazhe sociale. Ibanez është detyruar që dje të kufizojë komentet nën fotot e tij, për të shmangur fyerjet e reja dhe për të lënë këtë moment krize të kalojë. Sidoqoftë, dashuria e shumicës së romanistëve është e ndjerë, Ibanez është gati t’i rifitojë tifozët dhe të kthejë menjëherë faqen.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani merr vendimin për pankinën, i beson një “të shtëpisë”

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ofertë stratosferike, Manchester United pranë transferimit të yllit të Dortmundit…

Delo.autor

Barça-Valencia, luhet për rekordin 38-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment