Futboll Seria A Sport

HUMBJA NË DERBI NDAJ LAZIOS/ Trajneri i Romës ndjen ende keqardhje për tifozët: Nuk do të duhet të ndodhë më

Nesër në orën 21.15 do të fillojë udhëtimi i Romës në Kupën e Italisë 2020-21.

Verdhekuqtë do të përballen me Spezia, në Olimpico, në ndeshjen e fazës së 1/8-ve.

Paulo Fonseca, duke folur për kanalet zyrtare të klubit, kërkon të kthehet faqe pas derbit të humbur keq ndaj Lazios.

Furia Friedkin: cosa è successo dopo il derby. Futuro di Fonseca in dubbio

“Pas disfatës në derbi, të gjithë jemi shumë të zhgënjyer, veçanërisht për tifozët tanë që meritonin një performancë krejt tjetër.

Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi, por mund të fillojmë përsëri duke menduar se ajo që ndodhi nuk do të duhet të ndodhë më.

Skuadra duhet të kuptojë se ne mund ta ndryshojmë të ardhmen vetëm duke ndryshuar qëndrimin tonë në ndeshje.

Siç thashë, unë jam mbi të gjitha i zhgënjyer ndaj tifozëve tanë”.

Marash Kumbulla pritet që të zbresë në fushë titullar në Kupën e Italisë. Edhe pse u paguan gati 30 mln euro për mbrojtësin shqiptar, ai e ka parë fushën me pikatore sivjet, përveç fillimit të sezonit kur ishte i dëmtuar Smalling.

Related posts

ROMA e nis mbarë/ Verdhekuqtë marin një fitore në frymën e fundit, vendos SUPERGOLI i…(VIDEO)

Isa.Autor

GËZOHET PANUCCI/ Dëmtimi i Varnier mban GJIMSHITIN tek ATALANTA

Isa.Autor

SIPAS PRESTIGJOZES “L’EQUIPE”/ Ky është top-formacioni më i mirë për vitin kalendarik që shkoi

Delo.autor

Leave a Comment