Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON TRAJNERIN E KLOPP/ Ish-ylli Hamann: Thiago Alcantara i ngadalëson ritmin lojës dhe…

Ish-ylli i Liverpoolit, Dietmar Hamann, ka paralajmëruar trajnerin Jurgen Klopp se Thiago Alcantara i ngadalëson ritmin lojës dhe nuk i përshtatet mënyrës se si luan Liverpooli.

“Njerëzit e pritën me shumë entuziazëm afrimin e Thiagos, por disa nga njerëzit thonë se ai i ngadalëson gjërat dhe nuk i përshtatet lojës së Liverpoolit.

“Liverpooli gjatë viteve ka patur mesfushorë shumë punëtorë, ata kanë qenë të aftë, jo aq të aftë sa Thiago, por ata e kalonin topin te Mane dhe Salah më shpejt.

“Nëse këta sulmues marrin shpejt topin në krahë, ata janë të pandalshëm. Mendoj se Thiago u prit me padurim, por do ta ketë të vështirë me ekipin kampion. Jam shumë dyshues për afrimin e mesfushorit”, – tha ai.

Related posts

REFUZOI SHIRITIN DHE NUMRIN 1/ Buffon pranon hierarkinë: Nuk jam titullar sepse…

Delo.autor

‘Shkatërroi’ Chelsea-n në ‘Champions League’, tifozët banderolë madhështorë për Messi-n

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Liverpool falë “Heroit” Vinicius me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment