Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Një afrim dhe një mungesë tek Partizani, ja formacioni i mundshëm… (FOTO)

Partizani vazhdon përgatitjet anti-Tirana dhe në prag të ndeshjes derbi, të kuqtë kanë rritur tepër ngarkesat. “Demat” vijnë pas një ndeshjeje në dëborë kundër Skënderbeut, ku futbollistët që u aktivizuan, sakrifikuan shumë fizikisht për të arritur te fitorja.

STËRVITJA – Si zakonisht, edhe ditën e djeshme është zhvilluar seanca stërvitore në orën 11:30 në kompleksin “Football Republic”, ku Daja ka pasur në dispozicion thuajse të gjithë grupin e futbollistëve. E vetmja mungesë ishte ajo e brazilianit Lukas Kardozo, i cili mungon në seancat stërvitore që para ndeshjes me Skënderbeun. Gjithashtu, ka pasur dhe një fytyrë të re në stërvitje. Bëhet fjalë për Anteo Osmanllarin. 22-vjeçari, mbrojtës i djathtë, i është bashkuar skuadrës nga ekipi i Turbinës. Osmanllari është produkt i akademisë së Skënderbeut dhe shihet si lojtari rezervë për Hektor Idrizajn.

FORMACIONI – Në derbi, trajneri Ilir Daja pritet të ndryshojë skemë. Kreu i pankinës së kuqe ishte i kushtëzuar në 14 javët e para të kampionatit ta përshtaste skemën në bazë të lojtarëve që kishte në dispozicion. Daja ka luajtur me skemën 4-1-4-1 deri më tani, por me ardhjen e Zhuniorit dhe Muratajt, pritet të rikthehet te skema e tij e preferuar, 4-3- 3. Broja mund të bëjë “ekranin” para mbrojtjes, ndërsa Mala e Murataj do të jenë ata që do të shpenzojnë energji. Asani, Solomon dhe Zhunior pritet të jenë treshja e sulmit.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI SPANJOLL/ Vdes në mënyrë misterioze talenti 12-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Beckham “hedh tentakulat” në Premier, vë në shënjestër lojtarin e Manchester United…

Delo.autor

Trajneri KOVAC ia bën të QARTË Lewandowskit: Bayern Munich NUK TË LË të…

Isa.Autor

Leave a Comment