Futboll Kategoria Superiore Sport

PLAS TEK TIRANA/ Trajneri Dede braktis skuadrën “Bardheblu” para ndeshjes. Ja arsyeja e largimit… (VIDEO)

Rrufe në qiell të hapur, Nevil Dede braktis Tiranën 15 minuta para startit të sfidës ndaj Laçit.

Menjëherë sapo u mësuan formacionet zyrtare, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin  Dede, në zyrën e numrit 1 të bardhebluve.

Pas takimit, Dede ka vendosur të largohet, së bashku me ndihmësin e tij Uku. Mësohet se arsyeja e këtij largimi ka qenë aktivizimi i Kukës si titullar. Pas largimit të Dedes, Kuka është hequr nga formacioni, ndërkohë në vend të tij është futur Danso. Tirana në sfidën ndaj Laçit, drejtohet nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe vidon kur trajneri i kampionëve në fuqi merr makinën nga parkingu edhe largohet. Një largim enigmatik, që pritet të zbardhet në ditët në vijim. Nuk dihet nëse palët kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin ditën e sotme, apo gjakrat do të ulen disi në ditët në vijim.

Related posts

“ËSHTË NJË PENGESË QË DUHET…”/ Salihamidzic: Tani kemi vetëm një gjë në mendje

Delo.autor

E ARDHMJA E BALE NË DILEMË/ Real Madrid merr vendimin e papritur, ja çfarë vendos

Delo.autor

Xhaka i lumtur me fitoren kundër Milanit

Q.Autor

Leave a Comment