Futboll Seria A Sport

SFIDA DERBI NDAJ MILAN NË KUPËN E ITALISË/ Conte: Duhet të jemi më të vendosur. Ibra lojtar i rëndësishëm, por…

Pas barazimit zhgënjyes me rrjeta të paprekura ndaj Udinezes në kampionat, Interi do të rikthehet të luajë përsëri, kësaj rradhe në çerek-finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit në Derbin e Madoninës e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 20:45. Në vigjilje të kësaj ndeshje, përpara mikrofonave të “RAI Sport”, ka folur tekniku zikaltër, Antonio Konte duke e prezantuar këtë takim:

Kupa e Italisë – “Kupa e Italisë është një kompeticion që kemi një konsideratë maksimale. Duhet të bëjmë një paraqitje si një skuadër e madhe.”

Ibrahimoviç – “Ibrahimoviç është një lojtar i rëndësishëm për Milanin, por tek kuqezinjtë nuk është vetëm ai.”

Inter-Milan – “Ndeshjen e fundit të luajtur shkuam menjëherë poshtë të dy golave dhe këtë duhet t’a rikujtojmë. Duhet të jemi më cinik dhe të vendosur, sidomos tek çështja e golit.”

Lukaku-Lautaro – “Janë disa momente që ke shumë fat dhe disa jo, e rëndësishme është që gjithmonë të ketë vetëbesim të madh dhe nga ana e tyre kjo gjë të mos dështojë kurrë.”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Konte.

Related posts

VAR “TËRBON” MESSIN/ Pas një pasimi nga Suarez, Griezmann ndëshkon ish-ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Inter-Empoli, Traore barazon shifrat për miqtë

Delo.autor

Conte: E doja Sanchezin te Juventusi

Q.Autor

Leave a Comment