Futboll

(FOTO) Kaka jep lajmin e dhimbshëm, zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Ish-mesfushori brazilian i Milanit, Real Madridit dhe shumë klubeve tjera, Ricardo Kaka, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka ardhur koha që t’i “varë këpucët në gozhdë”.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, tha se ka pasur një karrierë më të mirë se e ka imagjinuar ndonjëherë, teksa ka shkruar është gati për aventurën e re, që sipas mediave braziliane, 35-vjeçari synon të bëhet trajner.

Kaka ka fituar tituj të shumë gjatë karrierës, si me Milanin, ashtu edhe me Realin.

Në 654 ndeshje për klube, ai ka shënuar 208 gola ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Brazilit kur fituan Kupën e Botës në vitin 2002.

Ai ka bërë 92 paraqitje për Brazilin duke shënuar 29 gola.

 

Related posts

E përzuri nga Real Madridi, habit futbollisti: Zidane është idhulli im!

Q.Autor

BAJERNI I FURISHËM/ Flik paralajmëron skuadrën: Nuk jemi perfekt, sezoni ynë sapo ka nisur

Delo.autor

RIKTHEHET TITULLAR/ Ja çfarë tha Sadiku pas fitores ndaj Luzernës në Zvicër (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment