Formula 1 Sport

“KUSH MË OFENDONIN APO AKUZONIN…”/ Piloti Grosjean: Aksidenti më ka ndryshuar jetën, tani më njohin të gjithë

“Më parë kisha 900 mijë ndjekës në rrjetet sociale, tani kam 1.4 milionë. Kush më shante apo akuzonte tani nuk e bën më këtë gjë dhe më së shumti vijnë mesazhe mbështetëse. Aksidenti që më ndodhi në Bahrein më ka ndryshuar jetën, pasi tani më njohin edhe kur bëj pazar në supermarket”.

Kështu është shprehur për të përditshme franceze “L’Equipe” piloti Romain Grosjean, që dy muaj më parë i mbijetoi një aksidenti të frikshëm, kur makina e tij Haas mori flakë dhe u nda në dysh. Pas 26 sekondash ai doli mes flakëve, duke pësuar disa dëmtime të lehta vetëm në duar.

“Njerëzit kanë nisur të kuptojnë se rreziku në sportin tonë është i madh dhe se ne e bëjmë këtë punë për pasion. Nuk kam garuar asnjëherë me një Ferrari apo Mercedes, gjithnjë më është dashur të shkoj përtej limiteve për të marrë maksimumin dhe të bëj manovra të rrezikshme”, tha Grosjean.

Related posts

Perez gëzon madrilenët/ Gjen futbollistin ideal që do të luajë krah Marcelos

Isa.Autor

E FRIKSHME/ I shtyp FRENAT kundërshtarit teksa udhëtonte me 225 km/h (VIDEO)

Isa.Autor

Dibra gati të presë “heroin” Gjetan Keta dhe të madhin Mike Tyson

Isa.Autor

Leave a Comment