Basketball Sport

HISTORIKE/ Ndeshja e NBA-së gjykohet nga dy gjyqtare femra

Për herë të parë në historinë e NBA-së, në një ndeshje basketbolli kanë qenë në fushë dy gjyqtare femra. Kjo gjë ka ndodhur në ndeshjen e luajtur sot, Orlando-Charlotte (117-108), ku në fushë kanë qenë gjyqtaret Natalia Sago dhe Jenna Schroeder. Ndërkohë që gjyqtari i tretë ishte Sean Wright.

Që prej vitit 1997, në NBA gjykojnë edhe femrat. Asokohe, dy femrat që thyen tabunë ishin Violet Palmer dhe Dee Kantner. Ndërkohë që, këtë sezon, nga 76 gjyqtarët e licensuar në NBA, 7 prej tyre janë femra. Ndaj, kjo që ndodhi në takimin Orlando-Charlotte, me dy gjyqtare femra në fushë, ishte diçka e pritshme.

Madje së shpejti në NBA pritet të ndodhë që ndeshja të gjykohet nga 3 gjyqtare femra. “Ky është një moment i rëndësishëm, pasi ëndrrat e mia u bënë realitet. Jemi të lumtura që kjo gjë ndodhi. Do të kisha dashur që vajza ime të ishte në stadium e ta shihte këtë moment”, tha Scroeder pas ndeshjes.

Related posts

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Ish-trajneri Klinsman: Anglia ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe…

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel thumbon Ferrarin: E dija që Mercedes do na linte një xhiro pas

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Ish-kapiteni Lorik Cana feston 36 vjetorin, ja urimet speciale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment