Futboll Premier League Sport

NISI AVENTURËN TEK CHELSEA ME BARAZIM/ Trajneri Tuchel: Dua të kthej buzëqeshjen në fytyrën e…

Thomas Tuchel duhet të përballet me problemet e para në shtëpinë e Chelsea-t. Trajneri i ri i londinezëve e ka nisur aventurën e tij të re me një barazim.

Shumë punë për gjermanin për sa i takon rezultateve dhe  rikuperimit psikologjik të ndonjë lojtari. Kryesisht atë të Timo Ëerner, blerja e madhe e verës, që nuk po kalon një moment shumë të mirë.

“Pse nuk e kam aktivizuar të mërkurën? Më duket pak i zymtë në fytyrë. Ndien presionin”, ka thënë Tuchel në lidhje me ndeshjen kundër Wolves.

“Në këtë moment është e rëndësishme t’i kthehet besimi dhe objektivi im është që ta ndihmoj të kthehet të buzëqeshë. Kjo është puna ime, ta ndihmoj për këtë dhe më pas të gjej edhe një pozicion ku mund t’i shfrytëzojë më mirë pikat e tij të forta”.

Related posts

PJESA E PARE/ Kamza dhe Kukësi dhurojnë spektakël, por ka vetëm një gol

Sadik.Autor

JEP LAJMIN E MADH/ Veliaj: Aksionet që zotëron bashkia do… (FOTO)

Delo.autor

Hamilton: Ricciardo më i fortë se Verstappen, por nuk vjen te Mercedes

Sadik.Autor

Leave a Comment