Futboll La Liga Sport

“DETYRA IME ËSHTË TË MENDOJ PËR LOJËN”/ Koeman: Të jemi realistë, kjo Barcelonë nuk mund të fitojë shumë gjëra

Trajneri i Barcelonës ka analizuar ndeshjen, që ekipi i tij do të luajë nesër kundër Athletic Bilbao dhe situatën aktuale në merkato.

Merkato – “Është gjithmonë e rëndësishme që dikush në klub të punojë për të përmirësuar skuadrën. Nëse jo në janar, verën e ardhshme. Lojtarët nuk mund të mërziten për thashethemet mediatike, sepse ne bisedojmë çdo ditë me ta”.

Menaxhimi sportiv – “Detyra ime është të përgatis skuadrën për ndeshjet, ndërsa puna e Ramon Planes të përmirësojë grupin. Sa i takon merkatos, ai iu shpjegon për këtë. Unë nuk kam shumë njohuri. Detyra ime është të mendoj për lojën dhe të bisedoj me lojtarët për gjërat e tjera. Pjesa tjetër nuk më intereson mua”.

Sezoni i tranzicionit – “Është një sezon ku po i ndryshojmë gjërat. Ne vendosëm për lojtarë të rinj. Barça nuk është në garë për të fituar shumë gjëra. Po përmirësohemi, po luftojmë, por duhet të jemi realistë dhe të shohim nga vijmë si dhe ndryshimet që kanë ndodhur. Jo gjithçka varet nga një lojtar”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

TIPIK SHQIPTAR/ SHPËRTHEN lojtari i Stoke Cityt: SHAQIRI si PASHA, kurse ne i SHËRBENIM

Isa.Autor

DHA ASIST DHE SHËNOI GOL/ Arbnor Muja në formacionin e javës në Belgjikë

F.autor

Leave a Comment