Sport Të tjera

SKANDAL/ Rusia sërish në telashe, kampioni i botës pozitiv me doping

Pak javë pas vendimit për pezullimin e Rusisë nga të gjitha eventet sportive për dy vjet për shkak të skandalit doping, një tjetër rast pozitiviteti krijon polemika në këtë vend. Atleti rus Sergey Shubenkov, kampion bote në vitin 2015 në garën e 110 metrave me pengesa, ka dalë pozitiv me furosemide, një diuretik i konsideruar si një “agjent i fshehtë”.

Sipas mediave ruse, atleti rrezikon deri në 4 vite pezullim. Shubenkov ka qenë nënkampion bote edhe në vitet 2017 e 2019 në këtë disiplinë. Për të sqaruar këtë çështje është impenjuar vetë Ministri Rus i Sportit, Oleg Matytsin, që ka shkuar në vendin ku jeton atleti.

Shubenkov është një atletët e paktë rus që ka marrë pjesë në evente të ndryshme ndërkombëtare si atlet neutral, por tashmë rrezikon të humbasë këtë status dhe të pezullohet për 4 vite. 30-vjeçari rus është në pritje të një vendimi të IAAF dhe WADA.

Related posts

DHUNA NË PEQIN/ Disiplina me dorë të hekurt ndaj Shkumbinit dhe përjashton përjetë…

Delo.autor

DUAN GJITHÇKA/ Juventus rekordesh: 8 fitore në 8 ndeshje, ashtu si 88 vite më parë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kërkon më shumë minuta, Juventus bën gati huazimin e mbrojtësit…

Delo.autor

Leave a Comment