Futboll Sport

GAFA E PABESUESHME/ Ajax lë blerjen rekord gabimisht jashtë listës së Europa League

Blerja rekord e Ajax, Sebastien Haller, është lënë gabimisht jashtë listës së Europa League.

“Është e vërtetë se Haller nuk është në listën tonë të Europa League”, ka konfirmuar një zëdhënës i Ajax për ESPN. “Po punojmë me federatën holandeze dhe UEFA-n për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”.

Nuk është e qartë nëse gabimi ka qenë i Ajax-it, federatës holandeze ose UEFA-s, por nëse është faji i klubit, atëherë Ajax do ta ketë të pamundur ta ndreqë gabimin.

Haller u transferuar tek Ajax nga West Ham në janar për 22.5 milionë euro, një shifër rekord për klubin holandez.

26-vjeçari ka shënuar 2 gola në 6 ndeshjet e luajtura me skuadrën e re dhe e kishte të sigurt vendin në listën e Europa League.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ventspils-Luftëtari, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane merr lajmin e keq para fillimit të ndeshjes, 5 lojtarë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

“THELLON” DHIMBJEN E JUVENTUS/ De Jong: U zbavitëm në Torino. Pedri i ri? Mosha nuk ka rëndësi

Delo.autor

Leave a Comment