Futboll La Liga Sport

SKANDALI NË GRANADA-BARCELONA/ Një audio zbulon fyerjet e lojtarit ndaj Koeman: Je një kloun (VIDEO)

Atmosfera ka qenë e zjarrtë në fundin e ndeshjes së luajtur të mërkurën mes Granada-s dhe Barcelona-s, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, që është fituar 5-3 nga katalanasit pas kohës shtesë.

Sulmuesi i vendasve Roberto Soldado që ka humbur kontrollin, duke i drejtuar disa fraza aspak të këndshme trajnerit të miqve Ronald Koeman.

“Idiot, idiot, je një kloun, të mungon përulësia”.

Reagimi i Soldado-s i ka rrënjët në përballjen e fundit mes të dyve në kampionat.

Koeman ka kritikuar lojtarin për protesta të ekzagjeruara pas anulimit të një goli për pozicion jashtë loje dhe të dy kanë filluar një debat që ka vazhduar deri në fundin e ndeshjes, duke i lënë njëri-tjetrit takim në dhomat e zhveshjes.

Related posts

“FUTBOLLI ËSHTË NË RREZIK”/ Gasperini “TËRBOHET” pas humbjes me Romën: Anuluan autogol (VIDEO)

Delo.autor

SKËNDERBEU MERR DHURATËN E PAPRITUR/ Mbushet arka e korcarëve

Isa.Autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Shumë shpejt dokumentari me të gjithë të vërtetën, ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment