Futboll Seria A Sport

DOMINIM TOTAL NË FIRENCE/ Inter mposht Fiorentinën dhe merr kreun e renditjes

Fitore e rëndësishme e Interit në Serie A përballë Fiorentina-s në “Artemio Franchi”. Kthehen Lukaku dhe Hakimi pas skualifikimit në Kupën e Italisë dhe skuadra e Antonio Conte fluturon duke fituar 2-0 dhe duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim ndeshjen dhe 3 pikët.

Vetëm për një moment në pjesën e parë Fiorentina rrezikon me Bonaventura që ndalet nga një super Handanovic dhe shtylla. Portieri i kritikuar më pas po te ai aksion pret me këmbë goditjen e Biraghi.

Sakaq, Interi kishte kaluar në avantazh me Barella me një eurogol nga jashtë zone. Lukaku i afrohet golit të dytë por nuk shënjeshtron portën.

Pjesa e dytë nis si e para dhe Interi komandon dhe gjen golin e dytë me Perisic me asist të Hakimit. Më pas vijnë disa raste të tjera për shënim me Skriniar dhe Lautaro Martinez, por edhe Lukakun që shënon por është në pozicion të parregullt.

Nota e vetme negative, dy dëmtimet e Vidal dhe Brozovic. Interi merr përkohësisht kreun dhe pret rezultatin e Milanit të dielën ndaj Crotone…

Related posts

“NUK DO T’JU TREGOJ ÇFARË NA MUNGON, NDRYSHE MË MASAKRONI”/ Trajneri Conte: Në fund të sezonit…

Delo.autor

Penallti për Uruguain/ Suarez nuk gabon nga pika e bardhë

Sadik.Autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Tifozët “kuqezi” mbërrijnë në stadium… 6 orë para

Delo.autor

Leave a Comment