Futboll Sport

SKANDALI/ Presidenti jep dorëheqjen nga klubi italian, policia i gjeti në makinë…

Marçelo Çiançi ka dhënë dorëheqjen nga posti si presidentit i klubit italian të Novarës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, policia ka gjetur një zarf me 200 mijë euro në makinën e tij, të fshehur brenda një kutie ushqimi.

Nervozizmi i tepruar i Çiançit, solli dyshime te policia që pas kontrollit të hollësishëm gjeti shumën e parave. Nuk ka mundur të shpjegojë origjinën e parave, të cilat janë konfiskuar nga policia dhe rasti ende po hetohet.

Pas këtij rasti, italiani ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit të Serisë C, aty ku ndodhej nga viti 2019. Pritet që në ditët në vijim të mblidhet bordi drejtues i Novarës ku do të vendoset për presidentin e ri.

Related posts

400 kilometra udhëtim, topi i Botërorit të Rusisë kalon më parë nga… hapësira

Sadik.Autor

PRANË MARRËVESHJES/ Milani bind Chelsea me ofertën e fundit! Bakayoko drejt kthimit tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

CILA SKUADËR E FITON DERBIN E “MADONINËS”? Mesfushori Eriksen jep përgjigjen epike

Delo.autor

Leave a Comment