Futboll Premier League Sport

KLUBI I MANCHESTER UNITED I BËN KONTRATËN E RE/ Trajneri Solskjaer: Duam të shkojmë në finale

Ole Gunar Solskjaer është i kënaqur që skuadra e tij reagoi pas barazimit me Evertonin. “Mendoj se dominuam. Ishim në kontroll të plotë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u bë më shumë një ndeshje futbolli. Kur po fiton 1-0 dhe shpërdoron, gjithçka mund të ndodhë.

E dinim këtë nga Evertoni. Duhet ‘vrarë’ ndeshja, por në fund arritëm të kualifikoheshim. Është ky objektivi që kishim. Sigurisht që duam të fitojmë çdo ndeshje e të shkojmë në finale të këtij kompeticioni. Prandaj jemi Mançester Junajtid. Ndonjëherë duhet të kesh fat në short, ne nuk kemi pasur shumë fat, por natyrisht që bëmë një tjetër hap drejt finales”, tha tekniku norvegjez.

KONTRATA – Teknikut të “Djajve të Kuq” i kanë ngelur edhe 16 muaj kontratë në “Old Trafford”, por drejtuesit po mendojnë që t’i ofrojnë rinovimin edhe për 2 vite të tjera. Megjithatë, përpara se të ulen në tavolinën e bisedimeve, ata do të presin fundin e sezonit dhe kontrata e re do të firmoset vetëm në rast se Junajtid do të arrijë që të kualifikohet në katër vendet e para këtë sezon. Junajtid renditet në vend të dytë në Premier Ligë, -5 pikë nga kryesuesit e Sitit, por që kanë edhe një ndeshje më shumë në dispozicion.

Related posts

“NUK E KISHA MENDUAR AS NË ËNDRRA”/ Setien prezantohet tek Barcelona: Dje po shikoja lopët

Delo.autor

ÇUDIRA NGA ELBASANI/ Ja kush u prezantua si trajner i ri

Delo.autor

GUARDIOLA “FLAK” MALLKIMIN/ AGUERO “shkërmoq” Chelsean dhe FITON SUPERKUPËN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment