Futboll La Liga Sport

ZGJATET LISTA E TË DËMTUARVE/ Ndizet alarmi tek Real Madrid, Zidane humb një tjetër yll. Ja emri…

Zgjatet lista e të dëmtuarve në shtëpinë e Real Madrid.

Marcelo, në fakt, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e kampionatit kundër Getafe-s, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushës për 3 javë.

Braziliani do të mungojë në Atalanta-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions League, në program më 24 shkurt.

Emergjencë totale për Los Blancos, duke parë se përveç Marcelo-s, lista e të dëmtuarve përfshin edhe Sergio Ramos, Rodrygo, Valverde, Militao, Odriozola, Hazard, Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Objektivi i brazilianit është të kthehet në dispozicion për derbin kundër Atletico Madrid të 6 ose 7 marsit (akoma nuk është caktuar data) dhe për ndeshjen e kthimit kundër Atalanta-n më 16 mars.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ribashkimi tek Inter, trajneri Inzaghi rigjen “tradhtarin” De Vrij

Delo.autor

Nxori Icardin nga loja, Wanda Nara kritikon Spallettin: Zëvendësim idiot

Sadik.Autor

Barcelona dështoi ta merrte/ Gjiganti anglez futet në mes për të rrëmbyer yllin francez

Isa.Autor

Leave a Comment