Futboll La Liga Sport

NUK HARRON ATALANTA-N/ Papu Gomez përgëzon ish-shokët për arritjen në finalen e Coppa Italia (FOTO)

Papu Gomez festoi gjithashtu kualifikimin e Atalanta për arritjen në finalen e Kupës së Italisë.

Protagonist tani me fanellën e Sevilla-s, ish-kapiteni i klubit të Bergamos përmes “Instagram” donte të komplimentonte ish-shokët e tij të skuadrës për fitoren e djeshme kundër Napolit (3-1)

“Finalistët” ishte postimi i tij plot me duartrokitje dhe zemra për të shoqëruar foton e festimeve.

Papu Gomez, kujtojmë, ka humbur një finale Kupe ndaj Lazios përpara dy vitesh.

Sakaq, Sevilla e tij është një hap larg finales së Kupës, pasi dje fitoi 2-0 në ndeshjen e vajtjes.

Related posts

MOTO GP/ Rossi: I lumtur për “pole”, nuk e prisja këtë rezultat

Sadik.Autor

KOMENT/ Vllaznia në “dorën e Zotit” dhe në “mëshirën” e 100 vjetorit të themelimit

Sadik.Autor

ZËVENDËSUESI I DEJVI BREGUT/ Teuta akord me një holandez që ka shënuar 40 gola (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment