Bundesliga Futboll Sport

NJIHET PËR GAFAT FATALE/ Mundësi e artë për Karius, do të kthehet në portë nga minuta e parë

Loris Karius do ta provojë përsëri.

Portieri gjerman do të kthehet në portë për të mbrojtur Union Berlin nga sulmet e kundërshtarëve.

Vendimtare mungesa e Andreas Luthe, portieri i  parë i  berlinezëve që nuk do të jetë në fushë të shtunën për ndeshjen kundër Schalke-s, për shkak të një problemi familjar.

Karius, i marrë me formulën e huazimit nga Liverpool, do të zbresë në fushë për herën e tretë me skuadrën e kryeqytetit të Gjermanisë.

Ku i dihet nëse do të mjaftojë një paraqitje e mirë për të gjetur përsëri besimin e humbur nga 2018-ta, kur Lloris përjetoi një makth të vërtetë në natën e 26 majit.

Në Kiev luhej finalja e Champions League mes Liverpool-it “të tij” dhe Real Madrid. Ndeshja është mbyllur 3-1 për Los Blancos dhe kanë qenë vendimtare dy gabime të karius.

Më pas ka ardhur huazimi te Besiktas, por pa shumë gëzime. Tani ka ardhur një rast i artë për të bindur veten dhe të tjerët.

Related posts

LAMPARD PUBLIKON LISTËN E ZEZË/ Shikoni 10 futbollistët që janë në shitje

Delo.autor

Po shkëlqen me Liverpoolin/ SHAQIRI është gati për spektaklin e mbrëmjes

Isa.Autor

REAL MADRID-VALENCIA/ Pas 12 minutash lojë, ylli Benzema zhbllokon sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment