Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOL ME KOKË NGA PORTIERI/ Ish-“Gardiani” Beqaj shkroi historinë 20 vite më parë në futbollin grek (VIDEO)

Si sot 20 vite më parë (me 11 shkurt 2001), ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, shkroi historinë në kampionatin grek të futbollit, duke shënuar gol me kokë, në ndeshjen OFI Kretës-Paniliakos, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Kjo ishte hera e parë që një portier shënonte në kampionatin grek të futbollit dhe ai që tunde rrjetën ishte ish-portieri i Shqipërisë. Beqaj në vitin 2001 ishte 24-vjeç, teksa u aktivizua për plot 6 sezone me fanellën e OFI-it të Kretës ku regjistroi 129 paraqitje dhe 1 gol.

Në minutën e fundit të sfidës, shqiptari la portën, duke shkuar drejt zonës kundërshtare, teksa pas një harkimi nga e djathta, goditi saktë me kokë, duke u shndërruar në një heroi, pasi realizoi golin e fitores. Një fitore e artë, pasi OFI në atë sezon luftonte për mbijetesë, dhe ishte afër zonës së rënies.

Related posts

NDESHJE E FORTË MES TYRE/ Djokovic mposht Federer në gjysmëfinalen e Parisit (VIDEO)

Isa.Autor

Shleu gjysmën e dënimit, klubi “tradhton” Starovën. Ndaj Kukësit vijon Dalipi

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS NË COPPA ITALIA/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, ja si vlerësohet nga mediat italiane

Delo.autor

Leave a Comment