Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIVI YNË I MADH MBETET CHAMPIONS”/ Inzaghi: “Zikaltrit” do të jenë shumë të zemëruar…

“E njohim Inter-in, e dimë se do të duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Sfidë për titullin? Objektivi ynë i madh mbetet Champions. Ky do të ishte titulli ynë”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi, në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Inter-it në San Siro të dielën në mbrëmje.

Një fitore do të kthente në luftë për titull bardhekaltrit, të cilët vijnë nga gjashtë fitore radhazi në kampionat:

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, vijmë nga një moment shumë i mirë. Inter është favorite bashkë me Juventus-in për të fituar titullin”, ka vazhduar Inzaghi.

“Më pas është Milan, që po bën gjëra të mëdha dhe jemi ne me skuadra të tjera. Zikaltrit janë eliminuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, kështu që do të jenë më të zemëruar, por ne do të kërkojmë të jemi gati dhe ta shesim shtrenjtë lëkurën”.

Related posts

Rritet frika se Hazardi do t’i thotë lamtumirë Chelseat

Q.Autor

PRAPASKENAT E KALIMIT TË BREGUT TEK TEUTA/ Ja kontrata dhe paga e lojtarit. Shikoni si ndryshon formacioni tani

Delo.autor

Interi pranë talentit të madh/ Manchester City dhe Barcelona tentojnë të prishin punë!

Delo.autor

Leave a Comment