Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Organizatorët ndezin alarmin: Nuk kemi mjekë e infermierë për Olimpiadën

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë lëshuar sot alarmin se nuk kanë në dispozicion staf mjekësor të mjaftueshëm për të përballuar këtë event. Si pasojë e pandemisë Covid-19, të gjithë mjekët e infermierët japonezë janë të impenjuar me punën e përditshme dhe nuk kanë kohë për të kryer vullnetarin gjatë Olimpiadës, siç dhe ishte parashikuar.

“Është e pamundur që t’ua kërkojmë këtë gjë, të kryejnë vullnetarin me kohë të plotë. Mjekët e infermierët kishin pranuar të kryenin këtë rol, por situata ndryshoi për shkak të pandemisë. Tani ata janë të mbingarkuar me punën e tyre të përditshme në spitale. Ndaj, nuk mund t’u kërkojmë të bëjnë me çdo kusht vullnetarin në Olimpiadë”, tha drejtori i Tokyo Medical Association.

Ai shtoi se për këtë Oliompiadë, për një periudhë 2-mujore (15 korrik-15 shtator, ku përfundon edhe Olimpiada për personat me aftësi të kufizuara), nevojiten të paktën 3500 personel mjekësor shtesë, mjekë e infermierë.

Related posts

NBA/ Golden State mposht Lakers dhe dominon në Perëndim, Harden “zotëria 30 pikësh”

Delo.autor

DO NDËRTOJË CIKLIN E RI TE MANCESTER CITY/ Guardiola hedh sytë nga mesfushori i Real Madridit

F.autor

FRANCEZI ZGJIDH PROBLEMN E PARË/ Ja 6 “viktimat” e rikthimit të Zidane tek Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment