Futboll Premier League Sport

BARAZIM ME GOLA/ Manchester United “ngec” ndaj West Brom, De Gea e shpëton me dy super pritje

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 ndaj WBA në javën e 24-t të Premier League.

Një tjetër ndalesë për Djajtë e Kuq pas barazimit 3-3 të marrë në shtëpi ndaj Everton-it tetë ditë më parë.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë.

Vendasit kanë shënuar pas 83 sekondash lojë me Diagne, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur në fundin e pjesë së parë me Fernandes.

De Gea ka shpëtuar skuadrën e Solskjaer me dy pritje të jashtëzakonshme.

Ky barazim favorizon Manchester City-in, që kryeson renditjen me një avantazh prej shtatë pikësh dhe ka një ndeshje më pak.

Related posts

MBYLLI KËMBËT BURRA/ Kante thyen “ligjet e shkencës” me këtë gol (VIDEO)

Delo.autor

“E VËRTETA ËSHTË SE…”/ Portieri Martinez: Ja si e kam larguar ankthin para finales së “Copa America”

Delo.autor

SUPERKUPA EUROPIANE/ UEFA merr vendimin për tifozët në stadiume

Delo.autor

Leave a Comment