Futboll Seria A Sport

“RONALDO ËSHTË NUMËR NJË NË BOTË”/ Trajneri i Portos: “Bardhezinjtë” në emergjencë? Të mos harrojmë se çfarë i bënë…

Serxho Konseisao e njeh futbollin italian, duke qenë se në Serinë A ka qenë protagonist për 6 sezone, mes skuadrave të Lacios, Interit e Parmës, prandaj me të drejtë është i shqetësuar duke qenë se do të ketë përballë Juventusin sot.

Aq më shumë që në radhët e bardhezinjve luan lojtari më i mirë portugez i historisë dhe më i forti në botë për momentin, sipas trajnerit të Portos: “Kristiano Ronaldo është lojtari numër një në botë, më i forti pa asnjë diskutim. Ai është një krenari për të gjithë Portugalinë, për kombëtaren tonë, por besoj tashmë edhe për Juventusin. Gjithsesi, pikërisht për faktin se është pjesë e Juves, Kristiano nuk do të jetë rreziku i vetëm, pasi ata kanë shumë futbollistë të fortë dhe të rrezikshëm.

Juvja në emergjencë? Mos flisni kot. Ata do të vijnë këtu edhe më të egër, pasi humbja kundër Napolit do t’i ketë nervozuar. Pres të na sulmojnë me intensitet, pasi kanë mentalitetin e një skuadre të madhe. Të mos harrojmë se çfarë i bënë Barcelonës në shtëpi. Gjithsesi, edhe ne besoj do të jemi të përgatitur e do të kërkojmë rezultatin maksimal kundër tyre”.

Related posts

Hamilton “FLUTURON” në Francë dhe rimerr kryesimin e renditjes në Formula 1

Isa.Autor

Pësoi gol duke pirë ujë, shishja e portierit shitet për 2000 euro

Q.Autor

Legjenda e United: Lukaku do të shënojë 30 gola këtë sezon

Q.Autor

Leave a Comment