Futboll Sport

ZYRTARE/ Ka luajtur me Lazion dhe Torinon në Serie A, klubi shqiptar prezanton goditjen e bujshme

Klubi kosovar i Trepça ’89, i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme, teksa ka prezantuar mbrojtësin e djathtë belg, Luis Pedro Kavanda.

Ky i fundit ka pasur një karrierë të shkëlqyer futbollistike, teksa ka luajtur për skuadra të njohura  europiane, si Lacio, Torinon dhe Barin në Itali, me Galatasarajin dhe Trabzonsporin në Turqi, dhe më Standary Liezhin në Belgjikë, ku ishte deri në fund të sezonit të kaluar.

Gjithashtu Kavanda numëron edhe dy ndeshje me fanellën e kombëtares së Belgjikës. Një goditje e bujshme kjo për klubin kosovar, që afron një lojtar me karrierë të pasur futbollistike. 30-vjeçari ishte pa skuadër nga fundi i sezonit të kaluar dhe tashmë ka vendosur të vazhdojë karrierën me skuadrën e Trepçës.

Për sa i përket statistikave, mbrojtësi ka luajtur 53 ndeshje në Serinë A, ku ka shënuar 1 gol dhe gjatë gjithë karrierë së tij, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 10 asiste, në 249 ndeshje të zhvilluara.

Related posts

SKANDALI ME TIFOZËT/ Xhiro me patina, Spanja përton të ecë në këmbë

Delo.autor

Simeone sheh finalen nga tribuna: Besoj te Burgos dhe skuadra

Sadik.Autor

FSHF zyrtarizon datën, ja kur do të luhet finalja e KUPËS së SHQIPËRISË

Sadik.Autor

Leave a Comment