Futboll Seria A Sport

BEFASOHET FUTBOLLI ITALIAN/ Policia kontrollon selinë e klubit të njohur. Ja reagimi i presidentit…

Presidenti i Breshas, Masimo Selino është nën hetim nga drejtësia italiane pcr evazion fiskal. Forcat e “Gurdia di Finanza”-s kryen kontroll në selinë e klubit Italian dhe në banesën e ish-presidentit të Lids Junajtid.

Biznesmeni 64-vjeçar deklaroi në faqen zyrtare të klubit se në këto hetime nuk bën klubi i Breshas, por gjithçka ka të bëjë me personin e tij. Ai shtoi se është i bindur në kryerjen e rregullt të pagimit të taksave.

“Unë, Masimo Selino, presidenti i Breshas qartësoj se hetimet e kryera sot nga policia kanë të bëjnë me mua, jo me klubin. Dua t’ju jap mesazh të gjithë punonjësve të klubit dhe tifozëve tanë se jam i bindur që kam vepruar në përputhje me ligjet dhe do të konfirmoj korrektësinë e ushtrimit të funksionit tim përpara organeve kompetente”, shkruhet në faqen zyrtare të Breshas.

Related posts

BËN KRAHASIMIN MES DY “JASHTËTOKËSORËVE”/ Greenwood: Ronaldo është i shkëlqyeshëm, por Messi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan kërkon një përforcim në sulm, gati një rikthim nga Anglia

Delo.autor

KATAR 2022/ I papërmbajtshëm, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Luksemburgun me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor