Kategoria Superiore Shqipëri

Superliga/ Mbyllet java e 15-të, ja si ndryshon renditja (FOTO)

Teksa u mbyll java e 15-të në Kategorinë Superiore, pati ndryshime edhe në renditjen e klasifikimit.

Kukësi me fitoren ndaj Teutës, u ngjit në vendin e dytë, me 25 pikë në total, po aq sa Flamurtari, që u mund në shtëpi nga Laçi. Të dyja ekipet gjenden 9 pikë pas Skënderbeut, që nga ana tjetër fitoi në Lushnjë.

Laçi gjendet në vendin e katërt, me 24 pikë, ndërsa një vend më poshtë, renditet Kamza, gjithashtu me një pikë më pak.

Tabelën e mbyllin Teuta dhe Vllaznia, në vendin e 8-të dhe të 9-të, me nga 15 pikë, ndërsa Lushnja është e fundit, me vetëm 8 pikë.

Related posts

Humbja katastrofike ndaj Luftëtarit, Sulejman Starova jep dorëheqjen

Q.Autor

ARRIN MARRËVESHJEN/ Partizani blen lojtarin e Crotones…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia firmos një mbrojtës nga Maqedonia…

Delo.autor

Leave a Comment