Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË KUPËN E RUSISË/ Bernard Berisha hero, i jep kualifikimin Akhmat Groznit me 10 lojtarë

Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, në Kategorinë Superiore, Bernard Berisha, bëri heroi në ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Rusisë, duke i dhuruar kualifikimin në transfertë skuadrës së Akhmat Groznit në përballjen ndaj Rostovit.

Shqiptari i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 19-të. Skuadra e Akhmatit luajti për afro 1 pjesë me 10 lojtarë pasi Nenakhov u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 47-të.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për vitin 2021 për Bernard Berishën, i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit të ri kalendarik.

 

Related posts

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Friends Arena” dhe arrin Spanjën në krye të grupit

Delo.autor

Holandë-Peru/ Koeman mund t’i bëjë një “dhuratë” Spallettit (DETAJE)

Isa.Autor

Gjermani-Brazil/ Mirabelli do të jetë në stadium për një objektiv

Sadik.Autor

Leave a Comment