Futboll Seria A Sport

“KEMI VUAJTUR SHUMË PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS DHE COPPA ITALI”/ Lautaro pas fitores ndaj Milanit: Titulli? Është i vetmi objektiv që…

Pas fitores me rezultatin 0-3 dhe dopietës ndaj Milanit në derbi, Lautaro Martinez flet në mikrofonat e “DAZN”, pas këtij suksesi që e dërgon Interin në +4 pikë nga Milani i vendit të dytë dhe me zikaltërit që nisin “arratisjen” drejt titullit kampion:

Inter kryesues – “Jemi të bashkuar. Jemi një skuadër që punon çdo ditë dhe jep maksimumin për të dërguar Interin sa më lart të jetë e mundur. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore.”

Titulli kampion – “Luftojmë të gjithë së bashku, kjo shihet dhe në fushë. Kemi vuajtur shumë këtë vit, pas dy eliminimeve nga Champions-i dhe Kupa e Italisë. Titulli kampion është objektivi i fundit që na mbetet, jemi të lumtur që jemi në krye.”

Lukaku – “Është 27 vjeç, është i ri dhe mund të përmirësohet ende. Vihet në dispozicion të shokëve të skuadrës, punon shumë. Jemi të kënaqur që e kemi në skuadër.”

Handanoviç – “Kur kemi nevojë, ai gjithmonë përgjigjet. Ne duhet të hyjmë në fushën e lojës më të përqendruar dhe jemi të kënaqur për tri-pikëshin.”, përfundoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Related posts

FATI I KEQ NDJEK SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në stërvitje në momentin më të mirë

F.autor

Manchester United vëzhgon Jorginhon, Mourinho e kërkon me ngulm në ‘Old Trafford’

Q.Autor

PRAPASKENA/ RONALDO mund të ishte lojtari i…në 2003, ja kush e prishi AKORDIN

Isa.Autor

Leave a Comment