Futboll La Liga Sport

I HAP DYERT MBROJTËSIT ALABA/ Mesfushori Kroos: Tek Real Madrid s’mjafton të kesh vetëm…

Toni Kros i hap dyert mbrojtësit David Alaba dhe thotë se do të sillte shumë kualitet te Reali i Madridit. Megjithatë, mesfushori madrilen nuk nxitohet për të dhënë informacione të nxituara rreth ish-shokut të skuadrës. “Jemi duke folur për një lojtar titullar te Bajerni dhe e dimë shumë mirë atë që mund të sjellë në skuadrën tonë.

Ai e ka kualitetin për të luajtur edhe te Reali i Madridit. Kjo është e sigurt, por të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Problemi është që unë kam 7 vjet që nuk luaj me atë dhe nuk kam informacione se çfarë do të ndodhë.

Unë e kam lexuar emrin e Alabasë nëpër media dhe ato e lidhin me Realit e Madridit. Por, nuk kam informacione shtesë. Reali? Problemi është që te Reali kanë ardhur shumë lojtarë me kualitet, por pastaj ngecin. Duhet të jesh mirë fizikisht, ta kesh mendjen këtu sepse presioni është i madh”, tha Kros.

Related posts

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

SALAH KËRKON KONFIRMIMIN/ Jam gati, 44 golat nuk më vënë në presion

Isa.Autor

Leave a Comment