Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Klubi italian pezullon të gjitha aktivitetet sportive, shkak varianti britanik i COVID-19

Shpërthimi i COVID-19 në qytetin e Breshias është shumë shqetësuese, e cila është bërë e para në krahinën e Lombardisë për numrin e rasteve të reja, me qytezën Kastrexato që madje ka përfunduar në zonën e kuqe të koronavirusit.

Varianti anglez i COVID-19 detyron pjesën tjetër të territorit që të hyjë në një gjymë-karantinë, me klubin e Breshias e cila ka vendosur kështu të pezullojë të gjitha aktivitetet në lidhje me ekipet e të rinjve.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Breshias e cila deklaron pezullimin e aktiviteteve sportive për sektorin e të rinjve.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË BRESHIAS –

“Klubi i Breshias komunikon pezullimin e të gjitha aktiviteteve të sektorit të të rinjve, përfshirë dhe shkollën e futbollit dhe akademinë, deri në një vendim të dytë. Vendimi i klubit u mor me qëllim mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve tanë dhe familjeve të tyre.”

Related posts

“THE BEST AWARDS”/ Befasi totale në ceremoni, ja kush e fiton çmimin e lojtarit më të mirë (VIDEO)

Delo.autor

“KJO GJË NUK KA KUPTIM”/ Ancelotti i ashpër: Ka ardhur momenti të zgjohen

Delo.autor

JASIR ASANI, MIK I VAJZAVE VIP DHE SINGLE/ Djemtë e Kombëtares përveç suksesit, në kërkim edhe të dashurisë! Ja më i preferuari

F.autor

Leave a Comment