Futboll Sport

ZYRTARE/ 18 pikë larg vendit të parë, trajneri i skuadrës së njohur Europiane jep dorëheqjen

Trajneri Neil Lenon, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Sëlltikut. Shkak janë bërë rezultatet zhgënjyese, teksa skuadra e tij është plotë 18 pikë mbrapa nga kryesuesit e Rejnxhërs. 49-vjeçari, u emërua trajner i kampionëve në fuqi të Skocisë,  në maj të vitit 2019 kur Brendan Roxhers u largua.

Objektivi i Sëlltik, ishte fitimi i kampionatit për herë të 10-të rresht, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Lajmi për dorëheqjen e trajnerit Lenon, është konfirmuar nga vetë klubi skocez nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Pas largimit të tij, skuadra do të drejtohet nga Xhon Kenedi, i cili ishte asisteni i 49-vjeçarit.

Related posts

KUR E PAMUNDURA U BË E MUNDUR/ Sot 15 vite nga finalja e “çmendur” e Champions League në Stamboll (VIDEO)

Delo.autor

VIJON TË MBAJË PEZULL KOMBËTAREN/ Flet tekniku i Everton: Ja kur mund të rikthehet Armando Broja

F.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Dëshirojnë të vazhdojnë së bashku, Juventus pranë rinovimit me lojtarin “bardhezi”…

Delo.autor

Leave a Comment