Futboll Seria A Sport

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Stankovic rikthehet në Milano pas shumë kohësh, shikoni pritjen që i bëjnë tifozët e Inter (VIDEO)

Dejan Stankoviç rikthehet në Milano, kësaj here si trajner i Crvena Zvezdës e cila do të sfidohet sot ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Europa Ligës me fillim nga ora 21:00.

Ish-mesfushori i Interit i cili me klubin zikaltër fitoi gjithçka përfshirë dhe Champions-in në sezonin e magjishëm të tripletës, ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e skuadrës zikaltër. Në momentin e mbërritjes së autobusit të skuadrës nga Beogradi, ultrasit e Interit e mirëpritën me flakadanë dhe kore nga ku i dhuruan edhe bluzën e identifikuar si ultras të skuadrës nga Milano.

Kujtojmë e Stankoviç ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Interit dhe tifozët zikaltër e admirojnë së tepërmi teknikun serb, pasi prej 9 sezonesh ai mbajti veshur fanellën e Interit.

VIDEO

Related posts

MOTO GP/ Lamtumirë legjendë, shihni momentet e fundit të “Doktor” Rossit (VIDEO)

Delo.autor

Bayern – Dortmund, finalja e parakohshme e Kupës së Gjermanisë

Q.Autor

E BUJSHME/ Inter, drejt fundit historia 25-vjeçare me vlerë mbi 235 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment