Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Shmangu operacionin në gju, mesfushori i Shqipërisë sfidon kohën për të qenë gati për Kombëtaren

Klaus Gjasula është një tjetër sinjal pozitiv për Kombëtaren. Kur duhet një muaj nga grumbullimi për tri ndeshjet e marsit, mesfushori i Kombëtares së fundmi ka shtuar ritmet në stërvitje. Mesfushori i Hamburgut kaloi një dëmtim të rëndë në gju, por që fatmirësisht nuk ishte e nevojshme që të kryente operacion. Së fundmi, Gjasula ka zbritur në fushën stërvitore me skuadrën e Hamburgut duke shtuar ritmet.

Lojtari vijon që të punojë me program individual, por lajmi i mirë është që nga dita në ditë ai rrit ngarkesën dhe shton ritmin, çka e lë të hapur mundësinë që deri në javën e tretë të marsit, mesfushori të jetë i rikuperuar për të qenë një alternativë cilësore në dispozicion të trajnerit Reja për sfidat ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars).

Related posts

Juventusi ‘zgjohet’ në merkato, Meunier dhe Milinkovic-Savic në shënjestër

Q.Autor

Guardiola konfirmon që ky lojtar është kthyer në stervitje

Q.Autor

FRIKË NGA LARGIMET/ Klubi i Kategorisë së Parë në kaos prej krizës financiare

Delo.autor

Leave a Comment