Futboll Sport

ZYRTARE/ Klubi italian merr përgjigjen e tamponit, ish-drejtuesi më i lartë i Milan rezulton pozitiv me COVID-19

Koronavirusi mbërrin në shtëpinë e skuadrës së Monzës, ku COVID-19 nuk kursen as Adriano Galianin. Ish-administratori i deleguar i Milanit, aktualisht tek klubi i Monzës e cila militon në Serinë B italiane, ka rezultuar pozitiv me koronavirus nga ku është asimptomatik dhe nuk ka patur asnjë kontakt me skuadrën.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Brianca me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku ka deklaruar se Galiani është vetë-karantinuar menjëherë.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË MONZËS –

“Klubi i Monzës komunikon se Adriano Galiani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë ekzaminimeve të testit me tampon. Administratori i klubit tonë është vetë-izoluar në banesën e tij.”

Related posts

“Vullkani” Faton Vukshinaj merr një tjetër fitore

Sadik.Autor

PSG: Mbappe nuk ka dëmtim të rëndë, gati për ndeshjen kundër Real Madrid-it

Q.Autor

Lewandowski e paralajmëron Madridin: “Ekipi është perfekt…”

Sadik.Autor

Leave a Comment