Futboll Ligue 1 Sport

PO BËHET VIRALE/ Mauro Icardi alarmon tifozët me postimin e fundit në rrjetet sociale

Mauro Icardi, i cili nuk do të jetë në dispozicion për transfertën e PSG në Dijon, në program këtë të shtunë, për shkak të një gastroenteriti, ka shqetësuar rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, që ka bërë menjëherë xhiron e internetit, argjentinasi shfaqet i shtrirë në krevat duke marrë oksigjen.

Në fakt, bëhet fjalë për një metodë origjinale për të rikuperuar më shpejt nga lodhja e akumuluar.

Ka qenë Wanda Nara, gruaja e Icardi-t, që ka qetësuar tifozët, duke publikuar në Instagram një fotografi të darkës dhe duke shkruar: “Ushqim i thjeshtë dhe i shëndetshëm, zbrit të hash i dashur”.

Related posts

Guri: Ndeshja më e mirë në karrierë, pres një ftesë nga Panuccci

Sadik.Autor

Nis sfida në Laç, kurbinasit kundër Skënderbeut për t’u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh

Sadik.Autor

KRYQËZON LUKAKUN PËR LARGIMIN NGA INTER/ Ish-sulmuesi Milito: Dha premtime që s’i mbajti, tifozët janë të…

Delo.autor

Leave a Comment